Skip to content

Covid-19/ Shënohet rekord i trefishtë në Greqi, numri i vdekjeve, infektimeve dhe personave të intubuar në shifra alarmante

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar tre rekorde për sa i përket numrit të vdekjeve, infektimeve dhe personave të intubuar.

Të dhënat nga mediat greke bëjnë me dije se janë regjistruar 3,316 raste të reja të virusit, nga të cilat 24 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka shkuar në 66,637, nga të cilat 54.1% janë burra.

Gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar gjithashtu 50 vdekje, duke e çuar në total numrin e personave që kanë ndërruar jetë në 959. Ndërkohë në spitale në gjendje të intubuar raportohen 310 qytetarë.

/faxweb