COVID-19 “pushton” ekipin e Kukësit. Pas testeve që iu nënshtruan lojtarët dhe anëtarët e stafit rezultatet janë më të vërtetë shqetësuese. 7 lojtarë dhe tre anëtarë stafi kanë rezultuar pozitiv. Njëkohësisht edhe lojtarët e tjerë, të cilët qëndrojnë në një dhomë, janë të gjithë të dyshuar dhe i janë nënshtruar vetëizolimit. Në kushte të tilla, në një kohë kur verilindorët duhet të zbresin në fushë të shtunën për sfidën kundër Dinamos, klubi i Kukësit i është drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit me një kërkesë zyrtare ku kërkon shtyrjen e këtij takimi pasi organika e ekipit është e cunguar dhe njëkohësisht rrezikohet shëndeti i skuadrës.

Njoftimi i klubit

Pas kthimit të ekipit nga pushimet, ku shumë futbollistë kanë udhëtuar jashtë vendit, klubi është kujdesur që futbollistët dhe stafi teknik, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të mos rrezikojnë shëndetin e të tjerëve.

Në kushte të tilla, klubi ka kryer 3 testime të Covid 19 dhe kane rezultuar të prekur 7 futbollistë dhe 3 anëtarë të stafit teknik. Njëkohësisht, janë edhe disa futbollistë të dyshuar duke qenë se jetojnë në një banesë me të prekurit dhe kanë kontakt të vazhdueshëm.
Në kushte të tilla, të prekurit por edhe të dyshuarit, janë karantinuar në banesat e tyre duke shmangur kontaktin me pjesën tjetër të ekipit megjithatë, të tjera teste do të kryhen ditë pas dite.
Sipas kalendarit, skuadra do të zhvillojë të shtunën e datës 15/01/2022 ndeshjen ndaj Dinamos, por në kushte të tilla nuk mund të flitet për një ndeshje normale futbolli. Klubi ka kërkuar në rrugë zyrtare në FSHF shtyrjen e ndeshjes ndaj Dinamos, duke qenë se organika e ekipit është e cunguar por njëkohësisht rrezikohet shëndeti i skuadrës sonë por edhe ekipit kundërshtar.
Zyra për shtyp
FK Kukësi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re