Seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë sërish, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Gjykata e Pocsaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) referuar aktit normativ tha se kjo nuk konsiderohet një seancë e ngutshme dhe do të zhvillohen vetëm ato që janë të tilla.

Theksojmë që seanca e radhës për Tahirin ishte planifikuar të mbahej sot me trupën gjykuese të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan dhe tashmë çështja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re