Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 mësuesi mirditor Gjon Kola. Lajmin e bën të ditur gazetari Gjergj Marku, i cili shkruan se Kola ishte prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, por nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen.
Kola ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, duke lënë pas dhimbjen për të gjithë familjarët e të afërmit, por edhe për të gjithë brezat e nxënësve që morën dije prej tij.
Postimi i plotë i gazetarit: COVID shuan mësues Gjonin!… (Mesuesi Gjon Kola nuk arriti t’ia dale luftes ndaj Covid-19, qe e kishte zene prej disa kohesh. Ai nderroi jete ne spitalin infektiv ne Tirane, duke lene ne pikellim familjen e tij te dashur, te aferm, kolege dhe miq te panumert.
Gjoni do te mbahet mend si mesuesi i perkushtuar dhe veprimtar shoqeror teper aktiv, njeri i beses dhe i fjales se drejte, person tejet i dashur dhe hokatar i kandshem.
Mua me ka rene ta njoh qe para ’90-s ne nje pritje unike qe me ka bere me nje grup studenteve te arteve nga Tirana, atje ne kullen e tij bujare e mikpritese ne Ndershene te Oroshit ku dhe ka lindur.
Qofsh i bekuar mesues Gjoni edhe ne ate jete!)
/faxweb
