Silva Bino ka deklaruar se incidenca një javor dhe dy javore është rritur përgjatë ditëve të fundit.
Ajo u shpreh se ky tregues kombinohet edhe me rritjen e shtrimeve në spital. Si qarqe më problematike ajo veçoi Tiranën, Durrësin dhe Sarandën.
“Është rritur Incidenca javore është rritur në 209 raste për 100 mijë banorë. Duket rritje drastike, rritje e rëndësishme, sepse ka qenë poshtë 200.
E thënë kjo edhe për faktin e disa masave që kanë marrë edhe vendet e tjera. Kjo nuk është një rritje shumë e lartë.
Është rritur pak mbi tavanin por ka rëndësi. Kjo është një tregues shumë i rëndësishëm që kombinohet edhe me rritjen e shtrimeve në spital. Nuk kemi vetëm rritje të incidencës por edhe rritje të numrit të vdekjeve. Rritja më e madhe vihet re në Tiranë.
Incidenca më e lartë vihet re në Bashkinë e Sarandës. Rritja kryesore është në Sarandë. Durrës dhe Tiranë.
Në gjithë Shqipërinë vihet re rritje graduale në të gjithë bashkitë e vendit. Vërehen rritje të rasteve në të gjithë grupmoshat. Kemi pasur rritje të rasteve gjatë muajit Janar”, tha Silva Bino.
