Situata e pandemisë së koronavirusit vijon të jetë alarmante në qytetin e Beratit. Nga dita në ditë ka një rritje të rasteve me Covid 19, ku vetëm gjatë 24-orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 14 persona.

Ndërkohë vijon të jetë i mbyllur kopshti “10 Koriku”, pasi rezultuan pozitiv edhe dy edukatore të tjera dhe një sanitare duke çuar në pesë numrin e të infektuarve në këte kopësht.

Kujtojmë se rritja e rasteve të reja gjatë ditëve të fundit dhe frika e goditjes nga një valë e dytë ka bërë që prej ditës së sotme mbajtja e maskës në ambiente të hapura të bëhet e detyrueshme.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 5 persona, si dhe janë regjistruar 203 raste të reja nga 1351 testime të kryera.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re