Dy infermierë kanë ndërruar jetë ditë e sotme nga koronavirusi. Lajmin e trishtë e njoftoi Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes postimeve në faqen zyrtare. Viktimat janë Nerim Vaçi infermier në Mat dhe një tjetër infermiere nga Lushnja.

“Si pasojë e Covid-19, ditën e sotme është ndarë nga jeta një infermier nga Mati, Nerim Vaçi. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegeve” ishte njoftimi i parë nga shoqata.

Por pa kaluar shumë minuta, shoqata bëri një tjetër njoftim për një tjetër humbje nga bluzat e bardha. “Serisht humbje jete mes Infermiereve nga covid-19. Infermierja nga Lushnja ka nderruar jete pas betejes me kete semundje. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushellime familjes se Erjoles dhe kolegeve te saj” mbyllet postimi.

Në luftën me koronavirusin prej marsit të kaluar kanë humbur jetën shumë mjekë dhe infermierë. Në të gjithë vendin sot u shënuan 19 viktima dhe 892 raste të reja me COVID-19

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re