Këngëtarja Eliza Hoxha, e cila është aktualisht edhe Deputete e PDK-së, rezultoi pozitive me koronavirus tre ditë më parë. Lajmin e bëri publik vetë Eliza, nëpërmjet një statusi në profilin e saj personal në rrjetet sociale.

‘Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam pasur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, Ethe, Temperaturë, Koll. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë… Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…

Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosdoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston.  Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të. Për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi. Sh’net!”, shkroi ajo.

Por së fundmi në rrjet qarkulluan foto të saj të cilat u duk sikur kishte thyer kàrantinën. Po i menjëhershëm ka qënë reagimi i saj duke treguar se ajo kisthe dalë para pallatit pasi priste të merrte rentgenin e mushkërive.

“…Nuk po ta bijshin në shpi rentgenin për mushkeri….turp të keni me këso gjanash e pa pikë konsiderate për shëndetin”, ka sqaruar Hoxha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re