Numri i rasteve të reja në vend të infektuar me CVID 19 ka rënë ndjeshëm në 24 orët e fundit.

 

Por nga ana tjetër kanë ndërruar jetë dy persona si pasojë e infektimit.

 

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 606 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 233 qytetarë, në këto bashki:78 në Tiranë, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Prrenjas.

Janë 8,997 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç.

Janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Korrik 2022)Raste të reja ditore 233Të shëruar në 24 orë 1044Të shtruar në spitale 32Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 606

Testime totale 1,903,035Raste pozitive 305,123Raste të shëruara 292,597Raste Aktive 8,997Humbje jete 3,529

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,264Durrës 637Fier 620Vlorë 463Elbasan 400Shkodër 379Berat 368Korçë 260Lezhë 244Gjirokastër 177Dibër 127Kukës 58

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re