Në Itali në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 172 si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Edhe pse me ritme të ulëta, numri i viktimave në vend fqinj vijon të ulet krahasuar me 179 që ishin në ditë më parë.

Deri në këto momente numri i viktimave në Itali nga Covid-19 ka arritur në 32,692 , ndërkohë që të infektuarit kanë shkuar 221,216.

Gjithsesi, është rritur numri i persona ditorë të infektuar në raport me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 1,402 raste të reja me COVID-19, dyfishi i ditës së djeshme, 774.

Janë 109,039 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, janë 81,266 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 952 prej tyre në gjendje kritike.

Në total në botë deri tani regjistrohen 4,303,440 të infektuar, me 289,649 vdekje dhe të shëruar 1,551,726.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  1,392,726 raste (82,237 vdekje), e ndjekur nga Spanja (269,520 raste/ 26,920 vdekje).

Anglia është shteti i dytë me më shumë vdekje: 32,692.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re