Ministria e Shéndetësisë njoftoi para pak minutave se nga përgjigjet e tamponëve kanë rezultuar pozitiv 78 persona ndërkohë që në Vlorë numri total i të inféktuarve me Covid-19 ka shkuar në 79.

Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj raporton se nga 4 raste të reja ditën e sotme, 3 prej tyre vijnë nga kontaktet me personat e konstatuar më parë të inféktuar dhe që punojnë në një fasoneri. Ndërsa, personi i katërt është një qytetar për të cilin nuk është mësuar ende se nga ku e ka marrë virùsin dhe për këtë arsye edhe po hétohet.

Ndërkohë Shkodra ka arritur një rekord të ri ditor ku sot janë konstatuar 23 raste të reja në vetëm 24 orë, ndërsa shqétësuese situata është edhe në qarqe të tjera të vendit si Durrësi (që përfshin edhe Krujën), Tirana.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re