Transportohen edhe tre pacientë të tjerë nga spitali i Infektivit drejt COVID 2 “Shefqet Ndroqi”.

Kështu numri i personave të shtruar në këtë spital arrin në katër.

Kujtojmë që sot në këtë spital u vendosën edhe 5 respiratorë të rinj.

“5⃣ respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me #COVID19

#Vijojmë forcimin e kapaciteteve qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga #COVID19”,– tha ministrja Manastirliu në një status në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re