Presidenti i SHBA Donald Trump, duket se betejën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale nuk e ka vetëm me kandidatin demokrat Joe Biden, por e ka edhe me virusin Covid-19.

Në deklaraten e tij të fundit Trump tha se tema e koronavirusit është zgjatur shumë dhe se duke filluar që prej 4 nëntorit njerëzit nuk do të dëgjojnë më të flitet për të.

Kujtojmë se diten martë te 3 nëntorit zhvillohen zgjedhjet në SHBA dhe konotacioni i deklaratës së Trump lidhet me fitoren në zgjedhje dhe mposhtjen e virusit.

“Gjithçka që dëgjoj tani, ka të bëjë vetëm me koronavirusin. E kanë zgjatur kaq shumë këtë temë”, u shpreh Trump.

“Nuk mund të flitet për asgjë tjetër vetëm Covid, Covid, Covid kudo. Por nga 4 nëntori, nuk do të dëgjojmë më të flitet për këtë virus. Covid, të lutem mos shko të votosh”, tha Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re