Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve është shumë shqetësuese.

Kjo u tha në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën.

“Situata epidemiologjike në Evropë është një arsye për shqetësim të madh. Numrat ditorë të të infektuarve janë në rritje, ashtu si edhe numri i të shtruarve në spital,” tha Kluge.

COVID-19 është tani shkaku i pestë kryesor i vdekjeve në Evropë, ne kemi arritur numrin e 1000 vdekjeve në ditë, tha Drejtori Rajonal i OBSH.

Ai theksoi se situata nuk është aq e keqe sa ishte në prill.

“Megjithëse regjistrojmë dy deri në tre herë numrin e rasteve në ditë krahasuar me kulmin e epidemisë në prill, ne gjithashtu regjistrojmë pesë herë më pak vdekje,” tha Kluge.

Ai shpjegoi se një pjesë e numrit më të lartë të infeksioneve të reja mund të lidhet me më shumë teste mes të rinjve, dhe vdekshmëria më e ulët mund të shpjegohet me faktin se virusi po përhapet mes njerëzve më të rinj dhe për këtë arsye më pak të prekshëm.

Kluge thotë “masa të thjeshta të tilla si përdorimi masiv i maskave të kombinuara me kontrolle të rrepta grumbullimi mund të shpëtojnë 280,000 jetë deri në shkurt të vitit të ardhshëm”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re