Skip to content

COVID-i i merr jetën fotoreporterit të Partizanit dhe Kombëtares (Emri)

Një lajm i trishtë është bërë publik ditën e sotme. COVID-i i ka marrë jetën fotoreporterit të Partizanit dhe Kombëtares, Luigj Preçi, i njohur si tifoz i zjarrtë i “demave të kuq”.

Ai ishte i infektuar me COVID-19, teksa nuk arriti të fitonte betejën me këtë virus të mallkuar. Lajmin për ndarjen nga jeta të Preçit, e ka konfirmuar edhe Dëfrim Methasani nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“Humbëm sot në mesditë edhe një shok dhe koleg të nderuar, fotoreporterin e njohur Luigj Preçi. Covid i mallkuar po merr çdo ditë jetë njerëzore. Kështu rrëzoi edhe pasionantin e fotografisë sportive, njeriun humanist që çdo foto e nuk e shiste, por e dhuronte me autograf, vëllai i komentatorit të shquar sportiv dhe zëri tradicional në radio Tirana, Rrok Preçi. Për 60-të vjet me radhë ai vrapoi në fusha dhe stadiume, veçmas pas Partizanit dhe kombëtares që i kishte pikë të dobët. U prehsh në paqe o mik i mirë. Respekt dhe mirënjohje për gjurmët që ke lënë pas”, shkroi Methasani.

Humbëm sot në mesditë edhe një shok dhe koleg të nderuar, fotoreporterin e njohur Luigj Preçi. Covid i mallkuar po merr…

Posted by Defrim Methasani on Monday, March 1, 2021