Al-Aksa, xhamia e vendosur në Jeruzalemin Lindor, vendi i tretë më i shenjtë  islam në botë, do të rimbyllet nga e premtja (e xhuma) për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me covid, shkruan France24.

Siç u tha, autoritetet e Vakuf-it mbajtën një takim urgjent me zyrtarë shëndetësorë, duke marrë parasysh se numri i rasteve po rritet si në Izrael ashtu edhe në territoret palestineze.

Al-Aksa do të jetë e mbyllur për tre javë.

Një rritje në numrin e të infektuarve

Masa përkon me një mbyllje tre-javore të vendosur nga Izraeli, i cili kontrollon hyrjet në xhami.

Kjo është hera e dytë që Vakëfi vendos të mbyllë xhaminë që kur Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor në 1967.

Në Bregun Perëndimor të okupuar, 214 njerëz kanë vdekur nga efektet e COVID-19 dhe më shumë se 30.200 janë infektuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re