Më shumë se 40 milion njerëz në botë janë të infektuar me llojin e ri të virusit korona COVID-19.

Të dhënat në dispozicion në Worldometer tregojnë se 40,023,239 njerëz janë infektuar me virusin.

Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), 8,343,244.

Virusi është përhapur në 200 vende

Dhjetë vendet më të infektuara, përveç Shteteve të Bashkuara, janë: India (7,494,551), Brazili (5,224,362), Rusia (1,399,334), Spanja (982,723), Argjentina (979,119), Kolumbia (952,371), Franca (867,197) Peru (865,549), Meksikë (847,108), Mbretëria e Bashkuar (705,428) dhe Afrika e Jugut (702,131).

Virusi, i cili shpërtheu në qytetin kinez të Wuhan, shumë shpejt u përhap në më shumë se 200 vende të botës. 1,115,600 janë shuar deri tani si rezultat i infeksionit.

29,919,400 njerëz janë rikuperuan nga pasojat e infeksionit dhe 8,967,088 raste ishin aktive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re