Skip to content

Covid në Maqedoninë e Veriut/ Pesë viktima dhe 28 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5467.

Sipas autoriteteve shëndetësore nga 2619 teste të realizuara, 28 raste kanë rezultuar pozitivë për Covid.

Gjithashtu bëhet me dije se numri i përgjithshëm i personave të shëruar ka arritur në 149,551 raste.