Home SHENDETI Covid po prek edhe zemrën/ Personat që kaluan sëmundjen shfaqin probleme kardiologjike

Covid po prek edhe zemrën/ Personat që kaluan sëmundjen shfaqin probleme kardiologjike

0
Covid po prek edhe zemrën/ Personat që kaluan sëmundjen shfaqin probleme kardiologjike

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Covid 19 ka ndikuar në agravimin e sëmundjeve kardiake. Shumë qytetarë të prekur nga koronavirusi tanimë janë shndërruar në pacientë me hipertension me të cilin nuk kanë vuajtur më parë. Mjeket kardiologë rendisin disa faktorë, përveç ankthit dhe panikut të cilët kanë ndikimin e tyre.

Pas dy vitesh pandemi janë kryer dhe studime të mirëfillta që tregojnë se virusi dëmton qelizat kardiale.

Virusi i Covid 19 ka ndikuar në përshpejtimin në kohë të sëmundjeve kardiake, i cili do të prekej në një periudhë të mëvonshme.

Por, sipas mjekes kardiologe nëse hipertensioni është shkaktuar nga medikamente me të cilët është trajtuar pas ndërprerjes së tyre dhe me shtimin e aktivitetit fizik apo ushqyerjes së shëndetshme presioni arterial mund të kthehet në normalitet./ Top Channel

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë