Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus tre persona në Elbasan. Të infektuar me Covid janë një mjek pediatër, një infermier dhe një oficer i Policisë Rrugore.

Ndërkohë, është mbyllur reparti i Gjinekologji-Obstretika në këtë qytet, pasi katër infermiere rezultuan me koronavirus.

Rekordi i të infektuarve në qytetin e Elbasanit u regjistrua javën e kaluar, ku rezultuan pozitivë 8 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re