Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia denoncon se raste të reja janë shfaqur sot me COVID-19 në kryeministri, por që po fshihen.
Nga 82 rastet e reja, Spahia thotë se një pjesë janë në kryeministri dhe sot aty do të ketë tamponim të gjerë.
Spahia akuzon Ramën, se në vetë institucionin që ai drejton nuk zbatohen protokollet shëndetësore.
Deklarata
COVID EDHE NE KRYEMINISTRI
Cfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.
Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?
Kush e ka përgjegjësinë për këtë?
Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.
/shqip
