Gati 10% e popullsisë adulte në vendin tonë është i prekur nga sëmundja e diabetit.
Ndërkohë, kjo sëmundje ka prekur edhe 700 fëmijë. Pothuajse çdo vit diagnostikohen 2000 raste të reja, falë kontrollit bazë mjekësor, i cili evidenton edhe ata që nuk e dinin se vuanin nga kjo sëmundje e cila vret në heshtje. Pacientë me diabet kërkojnë mbështetje financiare pasi kosto financiare për ta është e lartë.
14 nëntori është dita botërore e diabetit, ku secili duhet të ndërgjegjësohet për t’u ushqyer shëndetshëm, aktivitet fizik me qëllim parandalimin e kësaj sëmundjeje.