Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID 19 në 24 orët e fundit në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar edhe 1023 raste të reja.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2468 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1207 qytetarë, në këto bashki:

413 në Tiranë, 74 në Durrës, 63 në Vlorë, 57 në Fier, 49 në Lushnje, 46 në Elbasan, nga 29 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Sarandë, 27 në Korçë, nga 26 qytetarë në Gjirokastër, Pogradec, nga 23 qytetarë në Lezhë, Divjakë, Kuçovë, nga 19 qytetarë në Krujë, Kavajë, 15 në Malësi e Madhe, nga 14 qytetarë në Kurbin, Himarë, 12 në Tepelenë, nga 11 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, nga 10 qytetarë në Tropojë, Dibër, 9 në Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Belsh, Gramsh, nga 7 qytetarë në Kolonjë, Berat, Skrapar, nga 6 qytetarë në Bulqizë, Delvinë, Dimal, Poliçan, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Selenicë, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Has, Përmet, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Mat, Roskovec, Libohovë, Cerrik, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Librazhd.Janë 7,721 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Kavaja 85 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 86 vjeçeJanë shëruar 1023 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 302,311 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Gusht 2022)Raste të reja ditore 1207Të shëruar në 24 orë 1023Të shtruar në spitale 28Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 2468

Testime totale 1,921,290Raste pozitive 313,582Raste të shëruara 302,311Raste Aktive 7,721Humbje jete 3,550

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,999Fier 664Durrës 608Vlorë 525Elbasan 337Korçë 316Shkodër 310Berat 249Gjirokastër 279Lezhë 245Dibër 125Kukës 64

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re