Numri i rasteve të reja me COVID 19 në vendin tonë në 24 oret e fundit është pothuajse dyfishuar nga rastet ditore të kohëve të fundit.

 

974 persona kanë rezultuar pozitiv nga 2153 testime ndërsa kanë ndërruar jetë dy të tjerë.

 

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2153 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 974 qytetarë, në këto bashki:438 në Tiranë, 61 në Vlorë, 54 në Shkodër, nga 41 qytetarë në Durrës, Fier, 31 në Berat, 26 në Sarandë, 25 në Lushnje, 21 në Lezhë, 18 në Gjirokastër, 17 në Krujë, 15 në Dimal, nga 12 qytetarë në Kavajë, Divjakë, nga 11 qytetarë në Himarë, Elbasan, nga 10 qytetarë në Vorë, Roskovec, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Kurbin, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 qytetarë Kamëz, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Pogradec, Gramsh, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, Mat, Selenicë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Mirditë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Këlcyrë, Devoll, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj.Janë 4,235 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetare nga Tirana të moshave 64-74 vjeç.Janë shëruar 377 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,070 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Korrik 2022)Raste të reja ditore 974Të shëruar në 24 orë 377Të shtruar në spitale 24Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 2153

Testime totale 1,856,756Raste pozitive 283,811Raste të shëruara 276,070Raste Aktive 4,235Humbje jete 3,506

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,755Fier 336Vlorë 235Durrës 210Shkodër 208Berat 114Lezhë 109Gjirokastër 95Elbasan 82Korçë 52Dibër 28Kukës 11

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re