Ministria e Shëndetësisë deri te ditur se ne 24 oret e fundit kane rezultuar pozitive 165 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 ndersa ne total jane bere 960 testime.

 

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirëditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec.

 

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 63 vjeçar nga Burreli, një 66 vjeçar nga Tirana, një 83 vjeçar nga Shkodra.

 

COVID-19 – Statistika (10 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 165Të shëruar ne 24 orë 102Humbje jete në 24 orë 3Testime ditore 960Testime totale 97703Raste pozitive 15231Raste të shëruara 9406Raste Aktive 5409Humbje jete 416

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 2823Durrës 563Shkodër 401Korçë 280Lezhë 269Elbasan 215Fier 244Vlorë 194Kukës 147Berat 139Dibër 75Gjirokastër 59

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re