Skip to content

COVID19/ Një tjetër humbje jete në vend dhe 550 qytetarë të infektuar

Një përsona ka ndërruar jetë ndërsa vijon rritja e rasteve të infektimeve me COVID 19 në vend.

 

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 550 raste të reja, shifër kjo më e lartë se ditët e fundit.

 

Një humbje jete është shënuar edhe ditën e djeshme.

 

Njoftimi: 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1537 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 550 qytetarë, në këto bashki:340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë.Janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 81 vjeç.Janë shëruar 210 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Qershor 2022)Raste të reja ditore 550Të shëruar në 24 orë 210Të shtruar në spitale 19Humbje jete në 24 orë 1Testime ditore 1537

Testime totale 1,846,098Raste pozitive 279,717Raste të shëruara 274,054Raste Aktive 2,164Humbje jete 3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,602Vlorë 126Fier 113Durrës 86Gjirokastër 67Lezhë 49Shkodër 46Elbasan 36Korçë 17Berat 14Dibër 6Kukës 2