Kryetari i Gjykatës në Kurbin dhe 2 gjyqtarë të tjerë janë konfirmuar me Covid-19, duke bërë që kjo gjykatë të mbyllë dyert.

Për shkak se kjo gjykatë ka vetëm tre gjyqtarë, KLGJ ka miratuar njësitë e gjyqtarëve nga kryeqyteti që do shkojnë në Kurbin për të shmangur kolapsin për çështjet urgjente si masat e sigurisë.

Lista e miratuar përfshin tetë gjyqtarët nga Tirana, që do të kenë gatishmërinë e tyre deri më datë 28 shtator.

Gjyqtarët që do shqyrtojnë masat e sigurisë  të huazuar nga Tirana janë: Shefkie Demiraj, Bedri Qori, Ardian Kalia, Besnik Hoxha, Artan Hajredinaj, Albert Mece, Elisabeta Gjoni, Gert Hoxha, Sokol Pasho.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re