Covidi i ka marrë jetën një tjetër personaliteti në qarkun e Beratit. Armand Pellumb Spathara, një inxhinier profesionist me një eksperiencë më shumë se 20-vjeçare në OSSHE, nuk e ka fituar dot betejën me virusin. Lajmin e ka bërë të ditur për publikun OSSH Berat përmes një postimi të ndjerë në facebook.

Njoftimi i plotë i OSSH Berat: Armand Pellumb Spathara u largua sot nga jeta prej virusit Covid 19 befasisht , duke lënë trishtim mes nesh. Nje Inxhinier profesionist , nje mik i mirë, por mbi të gjitha gjithmone i qeshur .

Me 1 eksperience prej me shum se 20 vite ne drejtorine e OSHEE Berat, do të kujtohet gjithmone për kontributin e dhene në sektorin e dispecerise .

I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkohemi me dhimbjen e tyre !

Qofsh i parajses Mandi .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re