Numri i personave të infektuar me virusin COVID-19 ka tejkaluar 20 milion dhe tani arrin në 20.023.522, sipas Worldomerters.

Që nga fillimi i epidemisë, 733,995 njerëz kanë vdekur dhe pothuajse 13 milion janë shëruar.

Aktualisht, 6,391,539 raste janë aktive, dhe nga numri i përgjithshëm i pacientëve, një përqind e tyre janë në gjendje kritike.

Situata më e keqe është në Shtetet e Bashkuara, Brazil dhe Indi, të ndjekura nga Rusia, Afrika e Jugut, Meksika dhe Peruja.

Një numër rekord vdekjesh në Australi

Australia të hënën regjistroi një numër rekord ditor të vdekjeve të lidhura me koronavirusin ndërsa numri i infeksioneve të reja ishte më i ulëti në dy javë.

Zyrtarët nga shteti i dytë më i populluar i Australisë, Victoria, i cili u bë në fokusin e valës së dytë të infeksionit, raportuan se 19 njerëz kishin vdekur nga virusi në 24 orët e fundit.

Victoria gjithashtu regjistroi 322 raste të reja të infeksionit në 24 orët e fundit, që është numri më i ulët ditor që nga 29 korriku.

Australia është ende larg nga shumë vende të tjera të zhvilluara me rreth 21,000 të infektuar dhe 314 vdekje.

Italia tani në vendin e 16-të

Nga vendet evropiane, përveç Rusisë, situata më e rëndë është në Spanjë, ku 361.442 persona janë infektuar që nga shfaqja e virusit, me  28.503 vdekje, dhe që renditet në vendin e 10 në botë për sa i përket numrit të pacientëve.

Italia, e cila në një kohë ishte e dyta në numrin e pacientëve, tani është në vendin e 16-të me 250.566 pacientë dhe 35.205 vdekje.

Kina, ku u shfaq për herë të parë virusi, regjistroi 49 raste të reja, ndërsa gjithsej 84,668 njerëz u sëmurën dhe 4,634 vdiqën.

Kur bëhet fjalë për vendet e Lindjes së Mesme, situata më e vështirë është në Iran, ku gjithsej 326.712 njerëz u sëmurën dhe 18427 njerëz vdiqën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko