Gjatë ditës së sotme në qytetin e Beratit, raportohet të jenë të infektuar me koronavirus 2 mjekë dhe një mësuese.

Burime për Faxweb bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një mësuese në fshatin Karkanjoz, një mjeke në Qendrën Shëndetësore Nr.2, si dhe me një mjek Psikiatër në Spitalin rajonal të Beratit.

Kujtojmë se situata e pandemisë në të gjithë territorin e vendit, vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i rasteve të reja mbetet në shifra tepër të larta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re