Shtohen rastet me Covid 19 në qarkun e Beratit, ku në shumicën e tyre janë pjesë e institucioneve publike apo administratës.

Kështu burime bëjnë me dije se një çerdhe në lagjen “Donika Kastrioti” në këtë qytet, ka mbyllur dyert pas konfirmimit pozitiv për koronavirus të edukatores dhe sanitares së saj.

Ndërkohë bëhet me dije se edhe 2 punonjëse në gjendjen civile të rajonit nr.3 kanë rezultuar pozitiv për koronavirus, duke bërë që një pjesë e punonjësve të tjerë të qendrojnë në karantinë.

Sakaq probleme janë shfaqur dhe në shkollën e bashkuar “Adem Alushi” në fshatin Krahës Bashkia Memaliaj, ku një mësues është konstatuar pozitiv me Koronavirus.

Menjëherë është ndërprerë mësimi në këtë shkollë, e cila frekuentohet nga 270 nxënës ndërkohë që inspektorët e Shëndetit Publik në Tepelenë, kanë shkuar me urgjencë për t’u marrë tampon mësuesve të tjerë të kësaj shkolle.

Nuk dihet ende si është infektuar mësuesi dhe me sa nxënës ka qenë në kontakt ndërsa pritet që gjithë ambientet e shkollës të dezinfektohen. Ndërkohë që mbetet mister sesa tamponë kryhen në rrethe, në një kohë që përgjigja e tyre vonon më shumë se një javë edhe për Tiranën. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re