Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas sulmoi të dielën kundërshtarët e mbajtjes së maskave që krahasuan veten e tyre me viktimat naziste, duke i akuzuar ata për nënçmimin e Holokaustit dhe për “talljen” me luftëtarët e rezistencës.

Reagimi i ashpër erdhi pasi një vajzë, në skenën e një proteste në Hanover kundër masave kufizuese COVID, se ndjehej “ashtu si Sophie Scholl”.

Scholl ishte një studente gjermane i cila u ekzekutua nga nazistët në 1943 për pjesëmarrje në lëvizjen e rezistencës.

“Të gjithë ata që e krahasojnë veten e tyre me Sophie Scholl ose Anne Frank sot po tallen me guximin që iu desh për t’i dalë ballë nazistëve”, shkroi Maas në Twitter.

Trivializimi i Holokaustit

Ai akuzoi protestuesit për “banalizimin e Holokaustit dhe shfaqjen e harresës së padurueshme të historisë”.

“Asgjë nuk i lidh protestuesit anti-koronë me luftëtarët e rezistencës. Asgjë,” shkroi Maas në Twitter.

Pamjet nga protesta tregojnë se një nga të pranishmit aty e ndërpreu vajzën dhe i tha asaj se fjalët që po thoshte “banalizonin Holokaustin” dhe shtoi se ajo po “siguronte marrëzinë e tubimit”, pas së cilës 22-vjeçarja që u prezantua si Jana qau dhe u largua nga skena.

Javën e kaluar, një vajzë 11-vjeçare në një protestë po kundër mbajtjes së maskave në Karlsruhe, e krahasoi veten me Ana Frank, e kjo pasi asaj iu desh të festonte në heshtje ditëlindjen e saj në mënyrë që fqinjët të mos e dëgjonin atë duke ftuar miq.

Krahasime të neveritshme

Ky krahasim shkaktoi zemërim dhe policia e përshkroi deklaratën e saj si “të papërshtatshme dhe të papëlqyeshme”.

Masat e qeverisë gjermane për të luftuar pandeminë kanë shkaktuar një valë protestash në vend që kanë tërhequr grupe të ndryshme; të majtët ekstremë, teoricienë konspiracionesh, e deri te ekstremistët të cilët pretendojnë se këto masa shkelin të drejtat e tyre civile.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re