Syri TV, ka publikuar fotografi nga morgu i Tiranës, ku shfaqen pamje mjaft të rënda, të trupave të njerëzve të vdekur në tokë, një dëshmi se tashmë ky morg është përtej kapaciteteve normale. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë asnjë reagim publik lidhur me këtë situatë në dukje katastrofale.

Numri i fataliteteve nga Covid-19 është rritur ndjeshëm në vend, ndërkohë që vetëm ditën e sotme, kanë ndërruar jetë 15 persona.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë, se fsheh numrin real të fataliteteve nga Covid-19 dhe ka bërë thirrje që prokuroria të hetojë.

KUJDES! PAMJE TË RËNDA!

Fotografi të publikuara nga SYRI TV:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re