Ish deputeti Tritan Shehu ka denoncuar me foto ate qe ka ndodhur ne Permet kete fundvit. Sipas tij, “Kryetarja” e emeruar e Bashkise se Permetit, Alma Hoxha, nuk i lejon permetaret as te festojne!

POSTIMI I PLOTE

Dje ne nje dite feste edhe qendra e Permetit ishte krejt ndryshe nga nje vit me pare, e shkrete, pa asnje atmosfere festive.

Militantja Hoxha, e prekur nga semundja e Rilindjes per te rritur taksat, diskriminuar bizneset sipas rekomandimeve te partise, apo dhe per qellime te tjera te dyshimta ka urdheruar heqjen e tavolinave te lokaleve edhe ne pjeset pedonale te qytetit, ku qytetaret mblidheshin, konsumonin ndopak, bisneset zhvilloheshin.

U thote permetareve te mencur, mos u shqetesoni, do t’i lejoj me vone.

Pyetja eshte pse hiqen pikerisht tashti ne kete periudhe feste per t vendosur me vone?!

Pa dyshim nje pyetje e tille mund te marre pergjigje nga me te ndryshmet, por te gjitha pa asnje justifikim bindes, racional e transparent ato, vecse te mbushura me dyshim per presione, diskriminim politik, interesa e pagesa ne mes tyre, etj te tilla te shemtuara.

Po t’i shtosh kesaj dhe faktin e spastrimeve, qe po ndodhin ne ate bashki shembullore deri pak muaj me pare per maredheniet e shkelqyera, qe kishte vendosur me qytetaret, ku tashme jane hedhur ne rruge reth 50 punonjes, midis te cileve te semure qe rroga u sherbente vetem per medikamentet, gra me femije te vegjel e pa asnje te ardhur tjeter, etj, pikerisht per t’i mbushur keto vende me….,tablloja qartesohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re