Fitorja e Australisë në luftën kundër COVID-19, pasi numri i të infektuarve dhe të vdekurve ngjitet pjerrësisht në shumë pjesë të botës, e ka bërë vendin një “viktimë të suksesit të vet” pasi shumë qytetarë duan të kthehen në shtëpi nga jashtë, tha ministri australian i arsimit.

Australia mbylli kufijtë e saj për të gjithë në mars, përveç qytetarëve dhe banorëve të saj, dhe një numër i kufizuar i atyre që hyjnë në vend u desh të kalonin dy javë në izolim.

Në Australi, u regjistrua java e parë në të cilën nuk kishte transmetim lokal të koronavirusit dhe nuk kishte vdekje, gjë që ndodh për herë të parë gjatë pandemisë.

Në shtetin federal të Victoria-s, i cili ishte fokusi i pandemisë, të dielën, për të 16-tën ditë me radhë, ata ishin pa raste të reja infeksioni dhe pa vdekje.

“Kur shohim se çfarë po ndodh në pjesë të tjera të botës me COVID-19, ne pothuajse biem viktimë e suksesit, sepse shumë njerëz duan të kthehen në Australi,” tha ministri i Arsimit Dan Tehan për Sky News.

Kryeministri Scott Morrison tha të premten se me rritjen e numrit të qytetarëve që kërkonin të ktheheshin, kishte një problem me mungesën e vendeve në hapësira izolimi për të tjerët, siç ishin mijëra studentë të huaj.

“Brenda kufirit aktual të numrit, e drejta e përparësisë duhet t’u jepet qytetarëve që duan të kthehen,” tha ministri i Arsimit.

Ai tha se shteteve federale dhe territoreve iu kërkua të hartonin një plan të sigurt kthimi për studentët e huaj.

Australia deri më tani ka regjistruar rreth 27,700 infeksione dhe 907 njerëz kanë vdekur si rezultat i sëmundjes COVID-19. Qytetarët e lidhin këtë sukses në luftën kundër koronavirusit me futjen e hershme të masave të rrepta epidemiologjike, të cilat përfshinin mbylljen disa mujore të Melburnit, qyteti i dytë më i populluar në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re