Ish deputeti i PD Tritan Shehu prek një pikë të dobët siç është shëndetësia dhe argumenton pse qytetarët janë të detyruar ti drejtohen sot spitaleve private duke bërë që kjo të rëndojë kostot për buxhetin e tyre mujor.

Në një postim në Facebook, Shehu shkruan:

Ulja e kapaciteteve te kirurgjise, “shtyrje” e pacienteve drejt privatit!

Venia ne funksionim e dy kateve te kirurgjise ne QSUT, eshte nje zhvillim pozitiv, por qe po komprometohet.

Te tre klinikat qe shkojne aty ulin kapacitetet; Kirurgjia 1, Kirurgjia 3 e Urologjia kishin 130 shtreter, ndersa ne godinen e re i jane lene 90 shtreter nga 120 qe ishte projekti.

Kesaj i shtohet edhe reduktimi i numrit te sallave te operacionit e eficiences se tyre:

Te tre keto klinika kishin 9 salla operacioni te planifikuara e 2 urgjence.

Ambjentet e reja kane 7 salla te planifikuara siper qe punojne me nje turn, kur per te perballuar nevojat duhej nje rregjim minimalisht 12 oresh, si dhe 2 salla urgjence poshte.

Ne keto kushte vjen dhe kulmi i absurditetit, urdherohet mbyllja e dy sallave te urgjences poshte, per te kaluar dhe ajo siper tek blloku prej 7 sallash, gje qe:

1-Shton rrezikun e kontaminimit te atij blloku nga futja aty e urgjences.

2-Largon kirurgjine urgjente nga ambjenti i saj i planifikuar, nga diagnostika, nga dhomat “e kuqe” etj, duke krijuar probleme serioze edhe per ekipin e rojes te cunguar.

3-Ulet keshtu me tej numri i sallave ne dispozicion te kirurgjise se planifikuar, duke reduktuar edhe me shume kapacitetet kirurgjikale, kjo se bashku me mos aktivizimin e reanimacionit te ri, duke lene i shtreterit bosh!

Ne nje kohe qe kirurgjite ne rethe jane pothuajse jo funksionale, gje qe shton ne ekstrem fluksin drejt QSUT, reduktimi i kapaciteteve dhe ketu zgjat listat e pritjes, demton shendetin e qytetareve i detyron ata qe konform pagesave te larta nga xhepi te operohen te privati.

A kemi te bejme ketu me nje politike menaxheriale alla Zhvejk, me nje “arke” bosh per shendetesine nga PPP-te, apo me qellime te tjera, kjo eshte per tu pare!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re