Skip to content

Ç’po ndodh në Francë? Goma të djegura, rrugë të bllokuara

francuska protest aa novembar3.webp

Qindra taksi bllokuan unazën në Paris, kryeqytetin francez, dhe Porte Maillot midis La Défense dhe Harkut të Triumfit të martën, më 3 dhjetor, në shenjë proteste kundër tarifave më të ulëta për transportin mjekësor.

Demonstruesit i vunë flakën gomave në unazën dhe në Porte Maillot ndërsa policia ndërhyri për të kufizuar aksesin e taksistëve në Champs-Elysees.

Qindra taksistë protestuan të hënën në rajonin Auvergne-Rhone-Alpes të Francës për ndryshimin e tarifave, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut.

Të bllokuara janë edhe rrugët drejt qytetit të Lionit.

Taksistët që protestojnë kundër ndryshimit të tarifave në transportin mjekësor kanë bërë me dije se protestat e tyre mund të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

Franca njihet për llojin e protestave me zjarr e flakë, pavarësisht arsyeeve pse protestohet. /tesheshi.com/