Mbrëmjen e sotme, policia e Beratit është ngritur në “këmbë”. Pika të shumta kontrrolli janë vendosur në çdo hyrje e dalje. Rritja e numrit të aksidenteve në vend dhe respektimi i orarit të karantinës ka bërë që policia e Beratit të “blindojë” rrugët e qytetit. Burime nga policia bëjnë me dije se këto masa janë ndërmarrë me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale, ngjarjeve kriminale, respektimin e masave anti-covid dhe kapjen e personave në kërkim.

Mësohet se në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetet nëpërmjet identitetit të tyre, për të verifikuar nëse janë apo jo persona në kërkim. Burimet policore konfirmojnë se pikat e kontrrollit do të vijojnë të qëndrojnë të ngritura përgjatë gjithë muajit mars në rrugët e qytetit të Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re