Një tjetër person i prekur nga COVID-19 është transportuar në ambientet e spitalit Infektiv, ku po trajtohen pacientët e tjerë. ‘News24’ raporton se ai është një burrë, i transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Infektivin e kthyer tashme ne karantine.

Gazetarja ka folur edhe për rastin e një gruaje që kishte mbërritur më herët me ambulancë në këtë spital, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj.

“Nëse e ke marrë, e kemi marrë të gjithë”, mësohet të jetë shprehur personi që shoqëronte gruan e dyshuar me COVID-19.

Pamjet/ Një tjetër i dyshuar me koronavirus mbërrin te Infektivi, ja momenti kur zbret nga ambulanca

Një tjetër i dyshuar me COVID-19 ka mbërritur në QSUT, pranë spitalit të Infektivit.

Në pamjet e publikuara nga “BalkanWeb” duket ambulanca që sapo ka mbërritur dhe më pas zbret një burrë me një çantë që pritet nga një infermiere.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5KtjZlg6W2A?feature=oembed]

Siç shihet personi i dyshuar për COVID-19 duket në gjendje të mirë./BW

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko