I ftuar në emisionin Special Report me moderatorin Arlind Isa, Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike komentoi edhe gjyqin që pritet të mbahet me 3 Mars për çështjen e vulës së PD-së. I pyetur se çfarë mund të ndodhë, Topollaj tha se Apeli mund ta rikthejë çështjen sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë.

“Në gjykimin tim, vendimet e shkallës së parë të çështjes së PD janë problematike sepse e njëjta gjykatë me dy gjyqtarë të ndryshëm kanë njohur dy PD të ndryshme. Të dy palët kanë bërë një gjyq formal duke mos i hyrë çështjes në themel dhe duke mos hetuar se cili prej tyre ka gënjyer.

Gjykata e Shkallës së Parë i ka rënë shkurt dhe nuk ka hetuar se cili nga palët po gënjen. Një nga alternativat është që Apeli ta rikthejë shqyrtimin në shkallë të parë që të rikthehet çështja. Ndarja d të mbetet pezull. Sa më shpejt të merret vendimi nga gjykata, palët të ndahen dhe kur ndahen janë dy forca të ndryshme opozitare.”, u shpreh mes të tjerash ai gjatë intervistës në Abc News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re