I ftuar në emisionin Special Report me moderatorin Arlind Isa, Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike komentoi edhe gjyqin që pritet të mbahet me 3 Mars për çështjen e vulës së PD-së. I pyetur se çfarë mund të ndodhë, Topollaj tha se Apeli mund ta rikthejë çështjen sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë.

“Në gjykimin tim, vendimet e shkallës së parë të çështjes së PD janë problematike sepse e njëjta gjykatë me dy gjyqtarë të ndryshëm kanë njohur dy PD të ndryshme. Të dy palët kanë bërë një gjyq formal duke mos i hyrë çështjes në themel dhe duke mos hetuar se cili prej tyre ka gënjyer.

Gjykata e Shkallës së Parë i ka rënë shkurt dhe nuk ka hetuar se cili nga palët po gënjen. Një nga alternativat është që Apeli ta rikthejë shqyrtimin në shkallë të parë që të rikthehet çështja. Ndarja do të mbetet pezull. Sa më shpejt të merret vendimi nga gjykata. Palët të ndahen dhe kur ndahen janë dy forca të ndryshme opozitare.”, tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re