Skip to content

“Ç’punë ka Albin Kurti që vjen vërdallë nëpër Shqipëri e bën fushatë. Po minon marrëdhëniet mes dy shteteve”

Albin Kurti ne Gjirokaster

Gazetari i njohur Enver Robelli, ka komentuar përfshirjen e Albin Kurtit dhe deputetëve e ministrave të Vetëvendosjes, në fushatën elektorale në Shqipëri.

Ai thotë se po minohen marrëdhëniet mes dy shteteve, me këtë sjellje.

“Sorollatja e deputetëve dhe ministrave të VV-së nëpër Shqipëri për të marrë pjesë më fushatën elektorale është gabim.

Gabim politik dhe gabim pandemik.

Kjo sorollatje shkakton keqkuptime dhe tensione të panevojshme.

Kjo sorollatje e pengon edhe bashkëpunimin institucional mes dy vendeve.

Sepse një qeveri që përzihet në punët e brendshme të një shteti tjetër, gjithsesi do ta ketë vështirë të krijojë raport mirëbesimi me një qeveri eventuale të nesërme në Tiranë, të cilën qeveria e Prishtinës synon ta dëbojë nga pushteti.

Edhe përzierjet pa takt të politikanëve të Shqipërisë në punët e brendshme të Kosovës në të kaluarën kanë shkaktuar dëme, polemika e keqkuptime të panevojshme.

Le të punojë secili në kopshtin e vet për të mirën e përbashkët. Ndryshimet në Shqipëri nuk vijnë nga jashtë.

Çdo nismë politike duhet të jetë burimore, ndryshe s’ka sukses”, shkruan Robelli.