Kreu i ri i Kishës Ortodokse Serbe, i 46-ti me radhë, u zgjodh në sesionin e Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve, i cili u mbajt në Beograd, për herë të parë jashtë Patriarkanës, për shkak të situatës epidemiologjike.

Patriarku i ri u zgjodh nga një short apostolik dhe emri u përzgjodh midis tre kandidatëve.

Ai është Metropoliti Porfiri i Zagreb-Lubjanës. Porfiri është një nga peshkopët më të rinj në Kishën Ortodokse Serbe. Ai lindi më 22 korrik 1961 dhe pas arsimit fillor dhe të mesëm, u diplomua në Fakultetin Teologjik Ortodoks në 1986.

Sipas njohësve të ngjarjeve në kishën ortodokse serbe, Mitropoliti Porfir nuk ka një qëndrim kaq të vendosur për pavarësinë e Kosovës, si shumë ipeshkvij të tjerë, gjë që i hap mundësi Vuçiçit ta zgjidhë këtë çështje më lehtë përmes negociatave me Prishtinën.

Në fund të vitit të kaluar, Porfiri u sulmua nga Sonja Biserko për shkak të një teksti që u botua në Deutsche Welle më 13 dhjetor nën titullin “RS si plaçkë lufte nga e cila Serbia nuk po heq dorë”. Në atë tekst, ai mbron Republika Srpska.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re