Subscribe

Më 16 shtator nis procesi i çregjistrimit ne universitete i atyre studentëve të cilët janë regjistruar në njërën nga degët fituese, por duan të ndërrojnë programin e studimit në të cilin sërish rezultojnë fitues.

 

Zëvendës dekani i Gjuhëve të Huaja pohon se kjo fazë do të zgjasë 24 orë.

 

Raundi i pare mbyllet ditën e diel ndërsa në 16 shtator nis raundi i dytë i cili gjithashtu do të ketë 7 faza 48 orëshe.

 

Ndërkohë raundi i tretë që nis në datën 30 shtator do të ketë 3 ditë afat regjistrimi.

 

Viti akademik 2019-2020 starton në 14 tetor.