Partia Demokratike vazhdon betejen brenda vetes ne dyert e gjykatave. Anetarja e kryesise se PD, Edit Harxhi ka kerkuar sot nga gjykata e Tiranes qe emri i Lulzim Bashes te hiqet nga regjistri i partive politike si kryetar i PD.

Harxhi shfrytezoi séancen gjyqesore per padine qe kishte bere per shpalljen te pavlefshme te zgjedhjeve per kryetarin e partise demokratike ne vitin 2021, per te kerkuar ndryshimin e objektit te padise.

Sipas Harxhit, eshte fakt publik se Lulzim Basha ka dhene doreheqjen ne muajin mars. Per kete arsye ajo i ka kerkuar gjykates qe emri i tij te hiqet nga regjistri i partive politike si kryetar.

 

Partia demokratike nuk ka cuar asnje dokument ne gjykate per doreheqjen e Lulzim Bashes, dhe sot ai figuron kryetar dhe eshte i vetmi qe ka te drejte te dorezoje kandidatet e PD per zgjedhjet lokale