Cristiano Ronaldo arriti në Torino për të nisur që sot stërvitjet me klubin e ri, Juventusin.

Ronaldo do të stërvitet me Paul Dybala, Gonzalo Higuain, Juan Cuadrado, Douglas Costa dhe lojtarë të tjerë të Juventusit që u eliminuan nga finalet e Kupës së Botës në Rusi pak javë më parë.

Ronaldo pra nuk do jetë me shumicën e ekipit, përfshirë dhe trajnerin e Allegri, pasi Juventusi është në turne në Shtetet e Bashkuara deri më 8 gusht.

Gjithsesi, e sotmja është një dite e madhe për klubin e famshëm torinez, pasi ardhja e Ronaldos ia ka rritur akoma dhe më tepër famën.  

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re