Bill Gates është tshmë në pozitën e tij të re gjysh dhe, për të shënuar Ditën e Gjyshit të dielën, bashkëthemeluesi i Microsoft-it ndau një foto të tij duke lexuar “Si të kujdesesh për një baby” nga Jean Reagan te mbesa e tij Leila, teksa ajo ishte ulur në krahët e vajzës së tij Jennifer Gates.

Në përshkrimin e postimit të tij, Gates reflektoi se çfarë i mësoi të qenit gjysh. “Të bëhesh gjysh më ka dhënë një perspektivë krejtësisht të re për të parë botën”, tha Gates, i cili është 67 vjeç. “Më motivon të sigurohem që mbesa ime – dhe të gjithë nipërit tanë – të trashëgojnë një botë më të mirë se ajo në të cilën kanë lindur.”

Jennifer, 27 vjeçe, është vajza e madhe e Bill dhe ish-gruas së tij Melinda French Gates. Ish-çifti, i cili u nda në vitin 2021 pas 27 vitesh martesë, janë gjithashtu prindër të djalit Rory, 24 vjeç dhe vajzës Phoebe, 20 vjeçe.

Ardhja e Leilas u njoftua në një postim të përbashkët në Instagram nga Jennifer dhe bashkëshorti i saj Nayel Nassar më 5 mars.

Disa javë më vonë, në prill, Melinda ndau një foto të saj pranë të porsalindurit.

“Nuk ka asgjë si të mbash nipin tënd të parë”, shkroi ajo. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re