Volteri, filozof dhe shkrimtar i madh francez, thotë:
“Feja me të cilën erdhi Muhammedi, pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi. Besimtarët muslimanë nuk janë sprovuar me mosbesimin, me të cilin janë testuar të krishterët, të cilët, në fund, deklaruan: ‘Një Zot është në tresh, ndërsa trinia ka njësinë e njëshit.’ Besimi në Një Zot të Vetëm, të Gjithëfuqishëm ka qenë në themel të Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit të tij dhe trimërisë së tij, ndërsa të krisherët përdorën shpatën dhe zjarrin për përhapjen e fesë së tyre. O Zot, Zot i Madh! Sikur këta popuj të Evropës t’i merrnin si model muslimanët! Nuk ka dyshim që Muhammedi a.s. ka qenë njeri vërtet i madh. Në gjirin e virtyteve të tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata madhështore. Ai ka qenë shtetas i urtë dhe i drejtë, i cili deri në fund ka realizuar revolucionin më të madh në historinë e njerëzimit.”
Madje ai kthehet në një mbrojtës së figurës së Muhamedit, ja si e përshkruan Luterin në mendimet e tij ndaj Muahamedit “Luteri nuk është i denjë as t’ia zgjidhë lidhëset e këpucëve Muhammedit.” “Përsëris se ata, që fenë Islame e quajnë si fe me lakmi epshesh shtazore dhe një fe që i hap shteg plogështisë dhe papunësisë, janë të padijshëm, trundryshkur e mendjesëmurë. Këto pretendime, janë fare të pabaza dhe qëndrojnë shumë larg nga e vërteta.
Edhe ata, që i pranojnë si të qëna këto, nuk e njohin aspak problemin. O priftërinj e kallogjerë! Të gjithë ju, o burra klerikë! Në qoftëse urdhëroheni të mbani agjërim në muajin korrik, në qoftëse ju ndalohen vera që pini e bixhozi që lozni, nëse urdhëroheni të bëni pelegrinazh (haxh) në ranishtat e nxehta të Hixhazit (Arabisë), nëse vendoset të jepni dy e gjysmë përqind të të ardhurave tuaja për sadaka, dhe ju kërkohet të lëshoni 14 gra nga 18 që keni, e të mbani vetëm 4, a mund të thoni për atë fe, që u bënë të tilla komunikime, se është fe lakmuese dhe epshesh shtazore?!” Ndërkaq, në Dictionnaire Philosophique, IV, f. 319, ai thotë: “Vëllait tim musliman do t’i thosha: Feja jote, më duket një fe shumë e respektuar. Ti adhuron vetëm një Zot. Çdo vit, je i detyruar të japësh, si zekat, një të dyzetën e të ardhurave dhe ditën e Bajramit të bësh paqe me armiqtë. Priftërinjtë tanë, që shpifin tërë botën, ndoshta një mijë herë thanë se feja jote zuri vend, sepse është një fe që u drejtohet plotësisht kënaqësive. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer. Feja jote është shumë fisnike
.” Në “Fjalori Filozofik v. III”, kapitulli “Muslimanët”, Volteri thërret me nervozitet: “Ju them përsëri, analfabetë të marrë, vetëm të paditurve mund t’u thuhet se feja Islame është sensuale dhe epsharake; për këtë, as që bëhet fjalë, ju kanë mashtruar sikurse edhe për shumë të tjera… Lehtë është të shpifet, por unë e urrej shpifjen – thotë Volter në fund të artikullit. Pasaktësitë duhen vazhdimisht të përgënjeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim poshtë një mashtrim, gjithnjë gjendet dikush që do të risjellë atë. Mund të shkruhen shumë libra voluminozë me intrigat e pavërteta, me të cilat janë sulmuar muslimanët. Çdo gjë që është thënë për muslimanët, deri më sot, duhet hedhur në zjarr.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re