Skip to content

Ç’thotë hebreu Zelensky mbi konfliktin në Gaza?

volodimir zelenski 19dec23 aa 1.webp

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se beson se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është e barabartë me konfliktin izraelito-palestinez në Gaza.

“Okupimi rus dhe pushtimi i Ukrainës nuk filloi me një sulm terrorist nga persona me shtetësi ukrainase në territorin e Rusisë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp në Kiev, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një gazetar i Anadolu Agency.

Ai theksoi se në rastin e luftës ruso-ukrainase, njerëzit jetonin në shtetin e tyre të pavarur dhe se “armiku hyri dhe vrau qytetarët tanë”.

“Pra, këto janë gjëra të ndryshme,” tha Zelensky.

Ai gjithashtu theksoi se Ukraina njeh pavarësinë e popullit izraelit dhe palestinez, si dhe tragjedinë që po ndodh në atë rajon dhe të gjitha pasojat humanitare.

Kujtojmë se Zelensky është një hebre ashkenazi, pra banor i Europës dhe qëndrimi i tij duke e nisur nga Hamasi atë që po ndodh me palestinezët e jo nga Izraeli, tregon për moralin e tij të cungët. Sigurisht që nuk kanë lidhje dy konfliktet me njëri-tjetrin, në disa aspekte thelbësore, por jo se Hamas sulmoi Izraelin, porse Izraeli k aka dekada që i ka marrë tokën një populli dhe ushtron mbi të genocid të parreshtur.