Daniele Isabettini është krenar për klubin e tij të shëmtuar, i cili ka një traditë shekullore dhe lufton kundër obsesionit me pamjen e jashtme.

Konkursi i shëmtisë zhvillohet çdo vit dhe heroi vendas Daniele Isabettini, ose siç e quajnë shumë Poldo, fitoi titullin e njeriut më të shëmtuar në botë në vitin 2019.

Siç ka deklaruar edhe më parë për mediat italiane, i pëlqen fakti që e mban shiritin në ngjyrat e flamurit italian dhe dëshiron ta mbajë atë.

Anëtarët e Klubit të Shëmtuar luftojnë kundër obsesionit, dhe për ata që nuk e dinë, çdokush mund t’i bashkohet klubit, qoftë i bukur apo i shëmtuar.

Fakti që klubi ka 35,000 anëtarë është gjithashtu i pabesueshëm dhe presidenti i klubit Gianni Aluigi tha se shëmtia është virtyt dhe bukuria është skllavëri.

“Ne të gjithë po luftojmë kundër obsesionit me të bukurën, i cili diskriminon ata që nuk janë të bukur. Ata vuajnë dhe duhet të punojnë më shumë, dhe gjithçka rrotullohet rreth pamjes së jashtme. Ne jemi kundër kësaj dhe qëndrojmë për vlera të tjera, si p.sh. bukuria e shpirtit dhe inteligjenca”.

Nga ana tjetër, Poldo thotë:

“Unë jam thjesht i shëmtuar, vërtet i shëmtuar. Nuk mund ta ndryshoj këtë dhe jam krenar për këtë. 30 vjet më parë pata një aksident me makinë dhe që atëherë kam bërë disa operacione, ndërsa këmba më është amputuar, kështu që është e kam të vështirë të eci”, tha Poldo.

Vendasit thonë se ai është kampioni i tyre dhe se janë të lumtur që kanë pranë një person të tillë.

“Nuk është i shëmtuar, përkundrazi, e njohim prej kohësh, bukuria i vjen nga brenda. Ka shpirt të mrekullueshëm”, kanë komentuar shkurt fqinjët, transmeton Deutsche Ëelle. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re